INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkimi i presidentit/ Balla nga Belshi zbulon se kur është gati Gjykata Kushtetuese

Shkarkimi i presidentit/ Balla nga Belshi zbulon se kur është gati Gjykata Kushtetuese

Publikuar më: 13:17 14-07-2019

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla në kuadër të analizës post zgjedhore zhvilloi një takim me strukturat e PS në Bashkinë e Belshit.

Duke folur për situatën politike, Balla tha se Partia Socialiste është e gatshme për dialog me aktorët e tjerë politikë për çështje të rëndësishme të vendit, por asnjëherë nuk negociohet implementimi i Reformës në Drejtësi.

Balla tha se presidenti Ilir Meta ka bërë një shkelje të rëndë duke anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, gjë për të cilën do të shkarkohet dhe procesi do të certifikohet nga Gjykata e re Kushtetuese e cila do të jetë gati në shtator.

"Është bërë zakon që sa herë që mbaron një fushatë, duhet të mendojmë për betejën e radhës. Beteja jonë e radhës janë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, zgjedhje të tjera nuk ka më.Ne do të vazhdojmë edhe me hetimin e shkeljes së Kushtetutës nga ana e Presidentit të Republikës. Ilir Meta ka bërë një akt të rëndë i cili duhet hetuar dhe më pas nëse komisioni do të konkludojë që shkelja është e rëndë, sipas nenit 90 të Kushtetutës, do të shkarkohet dhe procesi do të çertifikohet nga Gjykata e re Kushtetutese që në Shtator do të jetë gati për të ushtruar këtë detyrë të rëndësishme."deklaroi Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0020649433135986