INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shkarkimi i prokurorit publik. Akuzohet për pengim hetimesh ndaj zyrtarëve të korruptuar [VIDEO]

Publikuar më: 16:19 31-07-2017

Kryeministri Zoran Zaev pret që prokurori publik Marko Zvërlevskit,të shkarkohet para zgjedhjeve lokale. Zaev u shpreh se  deputetët duhet ta bëjnë këtë, para se të merren pushimet vjetore. Numri 1 i qeverisë maqedonase tha se procedurat janë të qarta dhe se ai ka besim në efikasitetin e Parlamentin, i cili do të bëjë të mundur që Maqedonia të lëvizë përpara. Qeveria në Maqedoni ka inicuar procedurën për shkarkimin e prokurorit për shkak të një sërë akuzave në adresë të tij, për pengim hetimesh ndaj zyrtarëve të përfshirë në veprimtari kriminale. Procedura për largimin e kryeprokurorit pritet të kalojë në kuvend . Zvërlevski ishte pjesë edhe e aferës së përgjimeve të publikuar nga opozita për lidhjet e tij me pushtetin e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski. Shkarkimi i tij po rezulton i vështirë për shkak të qëndrimit të VMRO-DPMNE  e cila ka kërkuar që propozimi për prokurorin të vijë nga opozita dhe që zgjidhja e tij të bëhet me 2/3 e votave në parlament.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227