Saimir Tahiri deklaroi se nuk e ka dhënë ende dorëheqjen, por të paktë janë ata që i besojnë.
I tillë është edhe rasti i gazetarit dhe analistit të njohur Blendi Fevziu, i cili në një koment të shkruar për Opinion.al tha se shkarkimi i Tahirit është punë e mbaruar. Sipas Fevziut, “Saimir Tahiri nuk është më Ministër i Brendshëm ose pritet të mos jetë në ditët në vijim”. Në analizën e tij mbi çfarë e shtyu kryeministrin Rama të shkarkonte “ministrin e tij kryesor”, ai nxjerr edhe një detaj mbi kryeopozitarin Basha. I kontaktuar pas lajmit për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Basha ka thënë se Tahiri është një “kokë turku që nuk i duhet dhe nuk i vlen opozitës”.