INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta refuzon Kuvendin për shkarkimin, 'Proces i rremë dhe i orientuar verbërisht politikisht'

Meta refuzon Kuvendin për shkarkimin, 'Proces i rremë dhe i orientuar verbërisht politikisht'

Publikuar më: 15:48 22-06-2019

Partia Socialiste nëpërmjet kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsni Manja i çoi një shkresë Presidentit të Republikës për të shkuar në Kuvend për të thënë fjalën e tij lidhur me procesin e nisur për shkarkimin e tij nga Kuvendi.

Kësaj kërkesë të Komisionit të Ligjeve, Meta i është përgjigur me një shkresë, ku thotë se procesi i nisur kundër tij është një proces i rremë dhe i papmbështetur në argumente. Në letrën që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës thuhet se dekreti për shfuqizimin e 30 qershorit është në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare. Për pasojë është i detyrueshëm për zbatim për të gjithë, përfshirë dhe Kuvendin.
Më tej në sqarim thuhet se ky akt i Kreut të Shtetit ndërpreu një proces zgjedhor fiktiv.
Referuar këtyre fakteve dhe argumenteve të pakundërshtueshme, Presidenti i Republikës vlerëson se e gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit, por pa mundur të rrëzojë përmbajtjen e dekretit të tij, “është një proces i rremë dhe i pambështetur në argumente kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht”.

“Ky proces i rremë dhe verbërisht politik”, vijon Presidenti, nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës së thellë në cilën gjendet vendi, por përkundrazi e rëndon atë si përpjekje e shfrenuar për të thelluar ndasitë midis palëve dhe për të asgjesuar çdo mundësi për krijimin e klimës së dialogut e bashkëpunimit që Presidenti i Republikës prej kohsh po i kërkon palëve.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036420822143555