Ministria e Bujqësisë shkarkon 3 drejtorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Sipas kësaj ministrie, shkarkimi i drejtuesve rajonal ka ardhur si pasojë e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme. Burime nga ky institucion bëjnë me dije se drejtorët nuk kanë përmbushur objektivat për sigurinë. Drejtorët e shkarkuar janë në AKU-të e rretheve, Korçë, Dibër dhe Lezhë.