INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkohen nga detyra 4 zyrtarë të IKMT Vlorë

Shkarkohen nga detyra 4 zyrtarë të IKMT Vlorë

Publikuar më: 17:39 21-09-2018

Katër zyrtarë të IKMT në Vlorë janë shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nga drejtoresha e IKMT, Dallëndyshe Bici, pas shfaqjes të një regjistrimi ku përfshiheshin edhe inspektorët e IKMT në biseda të dyshimta me poseduesit e objekteve të prishura gjatë aksionit të fundit në Jalë.
"Asnjë dhe asgjë nuk do të mund të njollosë punën tonë plot saktifica, rreziqe dhe pengesa në shërbim të komunitetit dhe ligjit", ka thënë Bici, gjatë mbledhjejes urgjente në inspektorat.
Inspektorët e shkarkuar janë: Jurian Mina, Alesio Haxhiraj, Olti Shabani, si dhe Vilson Lalaj, i cili ishte përgjegjës sektori i Degës IKMT Vlorë.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494