INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkohen zv.kryeministri dhe 6 ministrat, emërohen ministrat teknikë, Blushi voton kundër

Shkarkohen zv.kryeministri dhe 6 ministrat, emërohen ministrat teknikë, Blushi voton kundër

Publikuar më: 18:48 22-05-2017

Ka përfunduar votimi në Kuvend për shkarkimin e zv. Kryeministrit Niko Peleshit dhe 6 ministrave dhe janë emëruar ministra të rinj teknikë.

SHKARKIMET DHE EMËRIMET: 

-zv. Kryeministri Niko Peleshi zëvendësohet nga Ledina Mandija;

-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zëvendësohet nga Dritan Demiraj, 107 pro, 4 kundër, 7 abstenime;

-Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zëvendësohet nga Arben Beqiri,118 pro, 3 kundër, 4 abstenime;

-Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka zëvendësohet nga Xhulieta Kërtusha,118 pro, 3 kundër, 2 abstenime; 

-Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj zëvendësohet nga Helga Vukaj,116 pro, 2 kundër, 3 abstenime;

-Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla zëvendësohet nga Mirela Karabina,111 pro, 3 kundër, 3 abstenime;

-Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili zëvendësohet nga Gazment Bardhi,106 pro, 3 kundër, 5 abstenim.

Ben Blushi ka zbuluar se përse ka votuar kundër shkarkimit të ministrave dhe emërimit të 6 ministrave teknikë në seancën e sotme të jashtëzakonshme. Blushi tha se kjo është një qeveri e përbashkët, ku dy keqbërësit më të mëdhenj në Shqipëri, Sali Berisha dhe Edi Rama janë bashkë në qeveri.

Pjesë nga fjala e Blushit:

Votova kundër kësaj qeverie dhe do ta mbani mend këtë ditë se Sali Berisha dhe Edi Rama votuan pro, Saliu dhe Rama janë në të njëjtën qeveri sot. Dy keqbërësit më të mëdhenj në këtë vend janë në qeveri bashkë sot.

Mos harroni datën 22 maj kur Sali Berisha dhe Edi Rama u futën në të njëjtën qeveri. Në të njëjtën çadër. A e dini si përbëhet sot qeveria e Shqipërisë, 6 ministra i Rilindja, 5 i mori çadra. Kjo është vdekja e Republikës.

Article Logic
Execution time: 0.0038790702819824