INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkohet Agostinelli? Skënderbeut do i kushtojë shumë

Shkarkohet Agostinelli? Skënderbeut do i kushtojë shumë

Publikuar më: 15:07 23-12-2016

Humbjet e fundit kundër rivalëve të drejtpërdrejtë për titull kampion fillimisht ndaj Kukësit dhe tashmë ndaj Partizanit ka lëkundur postin e trajnerit te skuadra e Skënderbeut.

Tifozët e shprehën qartazi pakënaqësinë e tyre, duke kontestuar sidomos trajnerin Agostineli. Edhe pse është në krye të korçarëve për afro 5 muaj, italiani nuk ka mundur asnjëherë që të “ndezë” ekipin, apo të tregojë se mund të përmirësojë cilësinë dhe rendimentin e lojës.

Por ai nuk heq dorë nga dëshira për të vazhduar aventurën korçare, duke e theksuar një gjë të tillë në deklaratën pas ndeshjes pasi i ka bërë thirrje presidentit Takaj që gjatë merkatos së janarit të kryejë përforcimet e nevojshme.

Duke ditur që Agostineli nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen, e vetmja zgjidhje do ishte prishja e kontratës në mënyrë të njëanshme që do të ketë një kosto të madhe financiare për Ardjan Takajn.

Në rast se Takaj vendos të shkarkojë italianin atëherë do t’i detyrohet që të paguajë një faturë financiare prej afro 30 mijë eurosh./ Panorama Sport

Article Logic
Execution time: 0.0039920806884766