INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkohet drejtori i burgut të Korçës. Abuzoi me lejet e të dënuarve

Shkarkohet drejtori i burgut të Korçës. Abuzoi me lejet e të dënuarve

Publikuar më: 16:34 01-08-2017

Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra kreun e Burgut të Korçës, Robert Kodra. Shkarkimi i Kodrës është bërë me motivacionin e keqmenaxhimit të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve, me pasoja të rënda. Kjo masë vjen pas kërkesës së bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko. Ministria e Drejtësisë thotë në një deklaratë se nga hetimi administrativ i realizuar nga strukturat përgjegjëse ka rezultuar se “ndodhen përpara rastit të shkeljes së ligjit dhe Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, që ka sjell pasoja të rënda për funksionimin normal të institucionit, si dhe mungesës së informimit të Ministrit të Drejtësisë për praktikat e lejeve shpërblyese, brenda 5 ditëve nga dhënia e tyre, siç parashikohet në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”. Më tej ministri teknik Gazmend Bardhi thotë se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo zyrtar publik nën varësinë e tij që shkel ligjin.

Article Logic
Execution time: 0.0032241344451904