INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Korçë. Nuk largoi nga puna një punonjëse

Shkarkohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Korçë. Nuk largoi nga puna një punonjëse

Publikuar më: 13:36 19-06-2017

Ministrja teknike e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Xhuljeta Kërtusha ka firmosur shkarkimin e Drejtorit të Sigurimeve në Korçë Ilri Bajlo. Arsyeja se pse ministrja Kërtusha ka kërkuar largimin e drejtorit të ASSH është pretendimi se ai nuk ka zbatuar urdhrin për shkarkimin e një punonjëse që kishte marr pjesë në fushatë elektorale.
“Megjithëse i është kërkuar marrja e masës disiplinore “Largim nga Puna” për znj.Luiza Qipo, me detyrë Përgjegjëse e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore, Ersekë, Z.Bajlos në mohim të hapur të të gjitha fakteve të vëna në dispozicion, të cilat vërtetonin shkeljen e znj.Qipo, ka marrë një masë më të lehtë se kërkesa e bërë nga MMSR. Në këto rrethana është konstatuar se znj.Qipo vazhdon të përdorë zyrën e shtetit në funksion të fushatës zgjedhore, duke shkelur rëndë ligjin. Nisur nga kjo situatë, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha kërkon bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur lirimin e zyrave të shtetit nga znj. Qipo e cila në kundërshtim të hapur të ligjit dhe vendimit nr.473, datë 01.06.2017 ka uzurpuar zyrat Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Ersekë, duke i përdorur për fushatë zgjedhore, në favor të një subjekti politik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611