INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkohet nga detyra Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë

Shkarkohet nga detyra Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë

Publikuar më: 15:27 05-09-2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Bajram Hasani, u lirua nga detyra. Nisma Socialdemokrate e Kosovës i ka kërkuar Kryeministrit Ramush Haradinaj që ta lirojë nga detyra Hasanin. “Me kërkesë të partisë së tij është liruar nga detyra ministri Bajram Hasani. Qeveria e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm”, tha zëdhënësja e Qeverisë Gashi. Ende nuk janë bërë publike arsyet se pse partia e tij bëri këtë kërkesë.Hasani, ishte emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë në ditën kur ishte votuar Qeveria Haradinaj më 9 shtator të vitit të kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836