INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkarkohet për keqmenaxhim të institucionit drejtori i burgut të Korçës

Shkarkohet për keqmenaxhim të institucionit drejtori i burgut të Korçës

Publikuar më: 08:22 02-08-2017

Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Korçës robert Kodra. Motivacioni i shkarkimit është për keqmenaxhim të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese.
Ky vendim i shkarkimit erdhi pas një hetimi administrativ, sipas te cilit, drejtuesi i burgut, Robert Kodra, ka kryer shkelje te ligjit dhe rregullores së përgjithshme të burgjeve, duke sjellë pasoja të rënda në funksionimit e institucionit.
Gjithashtu, Kodra nuk ka informuar ministrin e Drejtësisë për praktikat e lejeve shpërblyese, brenda 5 ditëve nga dhënia e tyre, siç parashikohet nga aktet ligjore që janë në fuqi.

Article Logic
Execution time: 0.0035338401794434