INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shkarkohet Ylli Manjani. LSI propozon ministër Drejtësie Vasilin [Video]

Publikuar më: 17:15 30-01-2017

Kur kanë mbetur më pak se 5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit, Edi Rama propozon ndryshime në kabinetin qeveritar. Pasi qëndori në zyrën e Ilir Metës për më shumë se 45 minuta, Edi Rama shpalli vendimin e tij në faqen e Kryeministrisë, ku kërkonte shkarkimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. Pa asnjë argumentim, lidhur me arsyet që e çuan në shkarkimin e Ylli Manjanit, Kryeministri Edi Rama ka firmosur propozimin e tij. Ndërsa në propozimin e kryeministrit i cili i është përcjellë Presidentit është bërë publik dhe pasardhësi i Manjanit në Ministrinë e Drejtësisë, dikaster i cili mbetët sërish nën drejtimin e një figure të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ka qënë kryesia e LSI ajo që ka vendosur të propozojë Vasilin në postin e ministrit të Drejtësisë, pas kërkesës së Kryeministrit për largimin nga qeveria e tij të Ylli Manjanit. Ky i fundit, një kritik i kahershëm i Edi Ramës, u emërua në krye të Ministrisë së Drejtësisë në nëntor të vitit 2015, pas largimit të Nasip Naços.

Article Logic
Execution time: 0.0023419857025146