Policia e Katanias në një mega-operacion të koduar "Udhëkryqi" ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve narkotrafikatësh. Prokuroria e Katanias dhe Antimafias italiane vuri në pranga 27 persona të akuzuar për trafik kokaine e marijuane si dhe pjesëmarrje në aktivitet kriminal.
Dy grupet kriminale e kishin bazën në lagjen 'San Cristoforo' të Katanias dhe kryenin aktivitetin e tyre kriminal me njëri-tjetrin. Operacioni çoi në kontrollin e rreth 50 banesave me pjesëmarrjen e rreth 200 trupave policorë dhe të repartit ajror të policisë italiane. Gjatë ditës në një konferencë për mediat, policia e Katanias do të zbardhë detajet e këtij operacioni.