Policia e Vlorës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Planifikimi”, pas një pune hetimore prej 2 muajsh. Blutë e Vlorës kanë arrestuar 7 persona, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh (20 prej tyre të dokumentuara), duke hapur me forcë banesat e plazhit dhe konkretisht duke përfituar momentin kur pushuesit (turistët) largoheshin nga banesat e tyre (me qera).
Të arrestuarit janë:
1- Jurgen Balliu, 21 vjeç, banues në Bulqizë
2- Andrea Miha, 24 vjeç, banues në Bulqizë
3- Ertigen Alla, 19 vjeç, banues në Bulqizë
4- Algert Disha, 20 vjeç, banues në Bulqizë
5- Hasan Toska, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë
6- G.D., 16 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë
7- Edmond Abazi, 28 vjeç, banues në Sarandë
Policia e Vlorës ka bërë zbulimin e disa vjedhjeve (banesash por edhe lokalesh apo automjetesh) në të gjithë vijën bregdetare duke filluar nga Himara, fshatrat turistikë përreth, deri në Sarandë (Ksamil), me qëllim shitjen e sendeve të vjedhura për përfitime vetjake ose në grup.
Materiale kryesore të vjedhura kanë rezultuar të tipit: monedha, bizhuteri, vlera monetare (lekë), aparatë celularë,,, dhe një pjesë e tyre janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe 15 vjedhje të tjera, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.