INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkatërrohet banda gjermano-shqiptare e drogës

Shkatërrohet banda gjermano-shqiptare e drogës

Publikuar më: 18:14 02-08-2016

Policia Gjermane në Wolfsburg ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande gjermano-shqiptare të trafikut të drogës, duke vënë në pranga 6 persona, të cilët janë kryesisht banues në Wolfsburg dhe Helmstedt.

Sipas mediave gjermane, policia ka sekuestruar 1 kg kokainë si dhe rreth 50 kg marijuanë. Sasia e drogës kap shifrën e rreth gjysmë milioni eurosh. Kjo bandë sipas hetuesve gjermanë ka trafikuar sasi të mëdha droge nga Holanda, Italia dhe Shqipëria duke furnizuar tregun lokal atje. Dy burra përkatësisht 29 vjeç dhe 51 vjeç janë arrestuar mbrëmjen e 11 korrikut.

Oficerët e policisë gjetën 1 kg kokainë në automjetin e tyre. Kërkimet shtesë të policisë në Ëolfsburg dhe Helmstedt sekuestruan edhe 50 kg marijuanë.

Me kërkesë të prokurorit, Gjykata e Qarkut në Braunschweig  lëshoi 6 urdhër-arreste kundër anëtarëve të bandës. Të gjithë janë në paraburgim.  

Article Logic
Execution time: 0.0032689571380615