INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkatërrohet banda shqiptare e drogës e lidhur me “Ndragheta” dhe “Camorra”, 99 të arrestuar [VIDEO]

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës e lidhur me “Ndragheta” dhe “Camorra”, 99 të arrestuar [VIDEO]

Publikuar më: 18:33 20-09-2016

Droga nga Shqipëria shpërndahet përmes tre grupeve të ndryshme kriminale në Itali, përfshi disa nga më të rrezikshmet si Ndrangheta, Camorra dhe Sacra Corona Unita.

Është përmbyllur sot mega-operacioni “Ring Neë” i policisë së Brescias në bashkëpunim me anti-drogën italiane dhe Eurojust, me arrestimin e 99 personave dhe sekuesrimin e tonelatave kanabis e kokainë,

Gjatë operacionit ku ishin të dyshuar gati 200 persona, u sekuestruan 117 kg kokainë, 4 629 kg marijuanë, 90 kg hashash, 850 gramë heroinë/morfinë si dhe 554 mijë euro cash bashkë me disa automjete. Operacioni masiv anti-drogë që çoi në shkatërrimin e rrjetit të fuqishëm të drogës nisi në vitin 2012 e sipas autoriteteve italiane, dy prej krerëve të mafies shqiptare që drejtonin këtë trafik janë vëllezërit Dhimiter dhe Xhevahir Poti, tashmë të arrestuar në Belgjikë.

Grupet kriminale shqiptare furnizonin me tonelata drogë përmes detit dhe ajrit disa nga organizatat më të rrezikshme mafioze italiane si Ndrangheta në Kalabri, Camorra dhe Sacra Corona Unita në Pulia. Ky grup e transportonte drogën në sasi të mëdha me kamionë që niseshin nga Spanja dhe Holanda dhe që fshiheshin në ngarkesa me peshk, fruta dhe perime.

Kurse, marijuana kultivohej në Shqipëri dhe më pas dërgohej në Itali duke e transportuar me gomone të shpejta në brigjet e Italisë Perëndimore.

Article Logic
Execution time: 0.0038259029388428