Një bandë shqiptarë është shkatërruar nga karabinierët italianë. Policia italiane e qytetit të Savonës gjatë operacionit të koduar “Kushëri”, ka çuar në shkatërrimin e një bande shqiptarësh që merrej me trafikun e drogës.
4 shqiptarë janë arrestuar, 3 në qytetin e Savonës e i katërti në provincën e Pavias, ndërsa 8 anëtarët e tjerë të bandës janë shpallur persona në kërkim.
Policia italiane informon se personat në kërkim mendohet se ndodhen në Shqipëri, Hollandë e Francë.
Sipas Policisë italiane lënda narkotike e trafikuar nga kjo bandë importohej nga Shqipëria në sasi nga 0.5 kg-2 kg, sipas porosisë së tyre. Dorga kryesisht heorinë, përpunohej më pas në territorin e provincës së Savonës dhe u shitej në doza të vogla trafikantëve në territor.