INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkatërrohet banda shqiptaro-bullgare e drogës në Spanjë [FOTO]

Shkatërrohet banda shqiptaro-bullgare e drogës në Spanjë [FOTO]

Publikuar më: 17:19 18-08-2016

Policia spanjolle ka bërë të mundur shkatërrimin e një rrjeti shqiptaro-bullgar të trafikut të heroinës dhe llojeve të tjera të drogës, të cilat nga Turqia, përmes Ballkanit, mbërrinte në qytetet e Barcelonës dhe Tarragonës.

Autoritetet lokale kanë deklaruar se kanë arrestuar 7 persona dhe se kanë zbuluar një laborator të sofistikuar për përpunimin e drogës në një fshat pranë Barcelonës ku kanë gjetur dhe sekuestruar 38 kg heroinë të pastër, 8 kg kokainë, 50 kg kimikate dhe një armë me silenciator. Në një deklaratë për shtyp, Guardia Civil ka bërë me dije se, “anëtarët e rrjetit kishin përgatitje ushtarake dhe vepronin me një disiplinë të rreptë”. Grupi tërhoqi vëmendjen e autoriteteve spanjolle, të cilat bashkëpunuan me autoritetet shqiptare pasi konfiskuan dokumentet e trafikantëve në një operacion të mëhershëm. Sipas burimeve, grupi udhëhiqej nga një shtetas shqiptar me një histori të gjatë kriminale, ndaj dhe u vu nën mbikëqyrje. Autoritetet iberike shtojnë se, shtetasit shqiptarë e trafikonin drogën, ndërsa operacionet e shpërndarjes i merrte përsipër pjesa bullgare e rrjetit. Goditja e këtij grupi vjen pak kohë pasi policia spanjolle shkatërroi në një operacion të ngjashëm një organizatë kriminale polake duke arrestuar 23 anëtarët e saj dhe sekuestruar 2.5 milionë dollarë asete.

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727