Policia greke ka shkatërruar një rrjet trafikantësh që merrej me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Në pranga kanë rënë 4 shtetas grekë dhe 3 shqiptarë, njëri prej të cilëve kreu i grupit. Policia asgjesoi më shumë se 600 fidanë kanabis, si dhe sekuestroi një sasi marijuane me peshë 8,1 kg si dhe 9.200 euro cash, etj.