Policia italiane ka goditur një organizatë tuniziano-shqiptare të trafikut të drogës. Gjatë operacionit të zhvilluar mes Venecias dhe Padovës janë vënë në pranga 13 persona.
Në këtë operacion kanë marrë pjesë rreth 100 forca policore, të ndihmuar nga një helikopter dhe qentë antidrogë.
Hetimet për këtë organizatë të trafikut të drogës filluan si pasojë e vdekjeve të shumta nga mbidoza e heroinës.