Një tjetër grup i trafikut të kokainës është shkatërruar këtë të mërkurë në Milano të Italisë.
Nga 11 të arrestuar 9 prej tyre janë shqiptarë dhe 2 italianë.
Ky grup merrej me trafik kokaine në Evropën Veriore dhe kryesisht në pjesën e Italisë veriore.
Hetimet për këtë grup kishin filluar në fund të vitit 2015 dhe ndihmoi për të identifikuar dy grupe të ndryshme kriminale që importuan sasi të mëdha të kokainës nga Holanda.
Lënda që u sekustrua ishte 40 kg kokainë e pastër, me një vlerë prej 4 milionë eurosh.
Në hetime është zbuluar se trafikantët në disa raste kanë pasur mesazhe të koduara. Ata kanë përdorur në mesazhe fjalën “Berluskoni”.