INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkatërrohet një bandë kriminale! Vepronin në Shqipëri, Itali dhe Holandë.

Shkatërrohet një bandë kriminale! Vepronin në Shqipëri, Itali dhe Holandë.

Publikuar më: 12:16 06-04-2016

Një hetim tre vjeçar ka zbuluar se një bandë kriminale me shtetas shqiptarë, italianë dhe rumunë trafikonte lëndëve narkotike mes Shqipërisë, Italisë dhe Holandës. Ky grup tashmë u shkatërrua dhe 15 persona janë vendosur në pranga mes tyre ndodhet edhe bashkpunëtor nga politika italiane, një ish-kryebashkiak i Budduso në Sardenja, Giovanni Sata. Krerët e kësaj organizate mësohen se janë dy shqiptarët, Eugert Bici, Elis Pisha dhe një Italian, Simone Canu.
Anëtarë të tjerë të bandës ishin dhe italianët ish-kryebashkiaku, i Budduso, Giovanni Satta, Alessio Salis, rumuni Alis Doboseru, shqiptarët, Gazmir Almeta dhe Dashimir Hoxha, Claudio Soddu, Alessandro Dessolis, Nicola S. Pinna, Gino Mureddu, Filippo Di Costanzo, Andrea Denanni.

Ndërkaq katër persona të tjerë janë në kërkim ndërkombëtar. Operacioni që përfundoi me sukses është drejtuar nga Alberto Cicognani i forcave të Olbias në Itali.

Article Logic
Execution time: 0.0038981437683105