Një organizatë kriminale e dyshuar për organizmin e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, është shkatërruar. Në operacionin e koduar “Smoke Snake” të organizuar nga Drejtoria e anti-mafias kanë marrë pjesë më shumë se 100 policë të Guardia di Finanzas. Ata po zbatojnë urdhër arrestet për 26 persona të përfshirë në tarfikun e drogës të lëshuar nga Gjykata e Napolit. Bëhet fjalë për një organizatë ndërkombëtare që trafikonte dorogën nga Shqipëria drejt Italisë duke e shpërndarë në zonat përreth Napolit. Policia pritet të jap të dhëna rreth këtij operacioni që çoi në arrestimin e 26 personave. Mediat lokale italiane flasin për sekuestrim të pasurive me vlerë gjysmë milion euro. Hetimet kanë nisur që në maj të 2016 dhe deri tani kishte cuar në pranga 9 persona dhe sekuestruar 38 kg marijuanë dhe 7.4 kilogram heroine.