Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses një aksion antidrogë, ku ka sekuestruar 160 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar gjashtë persona.
Grupi përbëhej prej 6 antëarësh, mes tyre dhe dy vajza të reja. Shtetasit e arrestuar janë:
Nikolin Marpalaj: 49 vjeç, banues në Lezhë
Kristjan Pepaj: 25 vjeç, banues në Shkodër
Doren Pepaj: 22 vjeç, banues në Malësinë e Madhe Shkodër
Erjon Ndoci: 29 vjeç, banues në Lezhë
Por mes të arrestuarve janë edhe dy vajzat, Jolanda L: 29 vjeçe, banuese në Shkodër
dhe Mirsada P: 25 vjeçe, banuese në Velipojë.
Lënda narkotike u gjet në banesën e Nikolin Marpalaj në Balldren, ndërsa personat po përgatiteshin për të transportuar drogën. Përveç drogës janë sekuestruar edhe 1 armë gjahu, 12 telefona, 2 automjete dhe një peshore elektronike.