Policia greke ka asgjesuar një rrjet ndërkombëtar të kultivimit dhe trafikut të drogës. Në pranga janë vënë 8 persona mes tyre edhe një çift shqiptarësh. Policia asgjesoi në zonën e Lamias rreth 1800 fidanë kanabis. Nga shitja e tyre sipas policisë do të përfitohej 1 mln euro. Droga do të shitej në Belgjikë, ku kishte shkuar më herët një nga pjesëtarët e rrjetit.