Lamborghini Aventador i Chris Brown tashmë nuk mund të shërbejë për gjë tjetër, përveç se për skrap, dhe e gjitha kjo pas një aksidenti misterioz që e shkatërroi plotësisht makinën luksoze.
“Bisha” që kushton rreth 400 mijë$-500 mijë$ është aksidentuar në Beverly Hills mëngjesin e së martës, por policia nuk ka dijeni fare se kush qëndronte në timon, pasi kur ata arriten në vendngjarje, makina ishte e braktisur, bën me dije sajti i njohur TMZ.
Lambo është e regjistruar nën emrin e Chris, edhe pse ai lejon edhe miqtë e tij ta ngasin atë, dhe mësohet se nuk ishte në dijeni që makina e tij ishte në lëvizje. Policia është shprehur se përderisa është një aksident me përfshirjen e vetëm një makine dhe asgjë tjetër nuk është dëmtuar, është një hetim i një shkalle të ulët.