Në Bridndizi të Italisë është shkatrruar një organizatë e trafikut të lëndëve narkotike dhe në pranga kanë rënë 14 persona mes tyre dhe shqiptarë.
Sipas hetimeve organizata e kishte bazën e saj në Itali por ishte të gjendje të komunikonte me furnizuesit shqiptarë për të organizuar edhe transportimin e lëndës narkotike drejt brigjeve italiane.
Emrat e shqiptarëve të arrestuar janë:
Vaso Mekshi, 39 vjeç,
Shfic Muho, 33 vjeç
Leonard dhe Emilian Bufi, 36 e 31 vjeç
Ata akuzohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike ndërsa gjatë hetimeve të cilat kanë zgjatur 10 muaj janë sekuestruar një sasi e madhe lëndësh narkotike e cila vinte nga brigjet shqiptare. Në total janë sekuestruar rreth 3 ton drogë e llojit marijuanë e cila arrinte vlerën e 35 milionë eurove.