INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkel sanksionet e OKB-së. Koreja e Veriut nuk heq dorë nga programi bërthamor

Shkel sanksionet e OKB-së. Koreja e Veriut nuk heq dorë nga programi bërthamor

Publikuar më: 08:05 04-08-2018

Koreja e Veriut nuk i ka ndaluar programet e saj bërthamore dhe raketore, duke shkelur sanksionet e OKB-së, sipas një raporti nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Në raport thuhet se Pyongyang, ka rritur transferimin e paligjshëm të produkteve të naftës dhe ka tentuar të shesë armë jashtë vendit.
Raporti konfidencial nga një panel ekspertësh të pavarur u paraqit të premten në Këshillin e Sigurimit të OKB. Koreja e Veriut deri më tani nuk ka komentuar mbi rezultatet e raportit. Javën e kaluar, zyrtarët e SHBA thanë se Pyongyang po ndërtonte raketa të reja balistike, pavarësisht 'ngrohjes' së marrëdhënieve me administratën e Trump dhe premtimet për denuklarizimin.

Article Logic
Execution time: 0.001849889755249