INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkelën vendimin e partisë e pranuan mandatet/ Kryemadhi:Tradhtarin asnjë nuk e do

Shkelën vendimin e partisë e pranuan mandatet/ Kryemadhi:Tradhtarin asnjë nuk e do

Publikuar më: 12:52 03-03-2019

"Tradhtinë e përdorin të gjithë, por tradhtarin asnjë nuk e do". Kjo ishte deklarata e fortë që Monika Kryemadhi bëri sot për aktin e 4 emrave nga lista e LSI që shkelën vendimin e partisë për të djegur mandatet dhe pranuan të futen në Kuvend si opozita e re.

Gjatë një takimi me Komitetin Drejtues Kombëtar të LRI, Kryemadhi tha se kandidatëve në listat e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, i është bërë presion nga qeveria për të pranuar mandatin.

“Falënderoj kandidatët e LSI që nuk u joshën nga paratë e drogës, qëndruan përballë çdo presioni. Ata që kontaktojnë kandidatët e LSI, mos guxojnë t’ju afrohen, se të gjithë i mbajnë mend. Kur ishit në pushtet nuk i hapnit telefonin njerëzve të LSI, por përkundrazi i keni rrjepur ata. Një shprehje popullore thotë: Ujku qimen e ndërron por zakonin s;e harron”, ne e dimë shumë mirë. Ata që kërkojnë të përdorin emrin e LSI të jenë të kujdesshëm se nuk ka për t’jua falur asnjëri. Logoja e LSI është simbol i pacënueshëm. Mëkatet e njerëzve që hyjnë e dalin në listat tona, ne do t’i paguajmë. Tradhtinë e përdorin të gjithë, por tradhtarin asnjë nuk e do”, deklaroi ajo.

Në mbledhjen e Komitetit Drejtuest të LRI-së Kryemadhi u shpreh se zgjedhjet e parakohshme do të zhvillohen në fund të majit.

“Të jeni të bindur se në fund të majit Shqipëria do të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së kërkoi nga të rinjtë e forumit të saj që të bëhen gati pasi protestat do t’i pasojë një proces zgjedhor me shumë rëndësi për Shqipërinë, që do të largojë Edi Ramën.

“Protesta nuk është politike. Njerëzit nuk dalin as për Lulin e as për Monikën. njerëzit në shesh kanë dalë për hallet e tyre, ashtu si protesta e studentëve për çmimet e taksat e larta, kushtet e mjerueshme e shumë problematika të tjera që sollën një protestë madhështore.Përplasja jonë nuk ka të bëjë me Europën e as ndërkombëtarët por këtë sekt kriminal që ka kapur drejtësinë shqiptare, shtetin, qeverinë, institucionet shqiptare” tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0038309097290039