INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkelja e privatësisë së fëmijëve, Google ''vetëofrohet'' për të paguar shuma marramendëse

Shkelja e privatësisë së fëmijëve, Google ''vetëofrohet'' për të paguar shuma marramendëse

Publikuar më: 09:24 03-09-2019

Shkelja e privatësisë po kthehet në një problem të madh dita ditës për çdo rrjet social. Së fundmi ankesat e përdoruesve të cilët ndihen të pasigurt në përdorimin e këtyre platformave dixhitale ka bërë që kompanitë e mëdha teknologjike të marrin masa.

Pas lajmeve se kompania Apple pranoi se nuk ka mbrojtur siç duhet së privatësinë, Google është ofruar të paguajë  150 deri në 200 milionë dollarë për të mbyllur gjyqin me autoritetet amerikane për  shkeljen e privatësisë së fëmijëve në kanalin YouTube.

Në 2015, Google, që ka në pronësi dhe YouTube, ka shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Intimitetit të Fëmijëve në internet, duke ju shfaqur atyre reklama të dedikuara nga të dhënat e mbledhura.

Në 2017, më shumë se 20 grupe dhe organizata që mbrojnë fëmijët dhe privatësinë e tyre paraqitën ankesë tek Komisioni Federal i Tregtisë.

Marrëveshja, sipas raportit të mediave amerikane, është miratuar nga Komisioni Federal i Tregtisë. Akuzat janë për përdorim të të dhënave personale të të miturve për publicitet komercial pa miratimin e prindërve. Ndërkohë pritet vendimi nëse do të pranohet ‘’oferta kërkim faljes’’ nga Google për shkeljen e privatësisë së fëmijëve.

Article Logic
Execution time: 0.0018928050994873