INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkeljet në qarkullim, në vend të heqjes së patentës nga 15 qershori do humbni…

Shkeljet në qarkullim, në vend të heqjes së patentës nga 15 qershori do humbni…

Publikuar më: 12:31 31-05-2019

Nga 15 qershori duhet të jeni më të kujdesshëm teksa drejtoni makinën, pasi do të nisë zbatimi i ndryshimev ligjore. Në rastet kur turistët kryenin shkelje masat që më parë merrej ishte heqja e patentës, por në këmbim të saj do të paguajnë një gjobë më të majme. Dyfish më të lartë se ato që janë aktualisht.

Amendamenti në kodin rrugor u miratuar pak javë më parë nga parlamenti dhe është publikuar edhe në fletoren zyrtare.
Ky ndryshim u vjen në ndihmë drejtuesve të automjeteve që nuk janë shqiptarë, të cilëve bllokimi i patentës u sjell shumë problematika.

Argumentet e paraqitura që u propozuan për këtë nisëm janë:
-Ndryshimi dhe shtesat në pikën 3 të nenit 127 bëhen me qëllim unifikimin e sanksioneve me vendet e BE-së, me qëllim që edhe vendi ynë të vendosë dhe të aplikojë ato standarde;
-Propozimi për dyfishim të sanksionit me masë administrative në “këmbim” të mospezullimit të lejedrejtimit për drejtuesit e mjeteve me lejedrejtimi të lëshuar nga një shtet i huaj, do të jetë një masë lehtësuese për drejtuesit e mjeteve;
-Ky ndryshim do të ketë një impakt mjaft pozitiv për drejtuesit e mjeteve nga Kosova, të cilët tranzitojnë në Shqipëri çdo fundjavë dhe sidomos për sezonin turistik;
-Impakt pozitiv ndryshimi do të ketë edhe për drejtuesit e mjeteve joshqiptare me kombësi të huaj, të cilët do të ndjejnë “shtrëngesën” në pagesën e një mase dyfish për shkeljen e kryer dhe nuk do të kenë vonesa dhe humbje të panevojshme të kohës.
-Ndryshimi i propozuar do të sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit nga kryerja e shkeljeve të mësipërme të parashikuara dhe vjelja dyfish të shumës së masës administrative të parashikuar për dispozitën e shkelur;
-Amendimi i propozuar do të ndikojë drejtpërdrejtë për eliminimin e shfaqjeve korruptive dhe të perceptimit negativ që ekziston në publik për Policinë Rrugore, e cila sot aplikon masat për këtë kategori në zbatim të dispozitës përkatëse, por “perceptimi” mbetet pasi diferencat dhe ndryshimet në legjislacionet rrugorë të huaja me ligjin shqiptar e krijojnë këtë perceptim.

Article Logic
Execution time: 0.0026729106903076