Eugent Bushpepa, përfaqësuesi i këtij viti i Shqipërisë në Eurovision u ngjit i treti në skenën madhështore në Lisbonë për të realizuar provat e para të këngës "Mall".
Për herë të parë në 12 vite, Shqipëria dërgon një këngëtar solo mashkull të performojë.
Eugenti fitoi Festivalin e Këngës dhe mori kështu të drejtën për të përfaqësuar vendin në festivalin më të madh të këngës europiane.
Përveç Eugentit, në skenë e shoqëruan dy back-vokalsite femra, një kitarë bas, një "double" kitarash elektrike dhe akustike dhe një baterist raporton Revista Class.
Shqipëria performon në gjysmë-finalen e parë të spektaklit, më datë 8 maj. Vlerësime të shumta për zërin e tij nuk kanë munguar edhe në mediat sociale të festivalit.