INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Shkëlqeu” në mbrëmjen dedikuar Oscar, por shihni sa ka kushtuar veshja e Lori Hoxhës [FOTO]

“Shkëlqeu” në mbrëmjen dedikuar Oscar, por shihni sa ka kushtuar veshja e Lori Hoxhës [FOTO]

Publikuar më: 18:22 06-03-2018

Kaq shumë për një mbrëmje? 

Eventi më i madh i ndarjes së çmimeve për kinematografinë, pikërisht “Oscar” u transmetua edhe nga Top Channel me moderator Ledion Liçon, i cili mirëpriti disa të ftuar për ta shoqëruar publikun me komente profesionale e teknike, mes tyre dhe Lori Hoxhën.

Lori shkëlqeu si nga pamja e jashtme ashtu edhe nga komentet, interpretimin kohë pas kohe të kandidaturave, fituesve, filmave e çdo detaj tjetër të Oscars 2018-të.

Ashtu si i ka hije trashigimtares së Top Channel, ajo u shfaq me një veshje me të cilën shkelqeu dhe dinjitoze edhe për një tapet të kuq si ai i Oscar. Me një fund të bardhë me pupla dhe bluzë që vinte si golf të dyja nga ‘Aje’ dhe këpucat Louboutin Lori ka kompletuar veshjen e saj.

Por sa kanë kushtuar të gjitha këto?

Nëse shihni në faqen e Louboutin, këpucat e bardha me shollë të kuqe për momentin kushtojnë 695 dollarë. Ndërkohë sipas faqes “What they Wearin” fundi me pupla 300 euro dhe bluza kushtonte 320 euro.

louboutin.jpg

loriss.jpg

 

 

 

Nëse këtë shumë harxhon për një emision, imagjinoni sa do investonte në veshje Lori Hoxha nëse do parakalonte në tapetin e kuq të “Oscars”.

Article Logic
Execution time: 0.0043299198150635