INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëlqim Selami: Zero! Mandatin ma ka dhënë Vlora, sma heq dot njeri

Shkëlqim Selami: Zero! Mandatin ma ka dhënë Vlora, sma heq dot njeri

Publikuar më: 16:15 21-12-2016

Një ditë pasi prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për Shkëlqim Selamin, deputeti i LSI-së deklaron se Vlora i ka dhënë mandatin e deputetit dhe është vetëm ajo që ia heq.
Në një prononcim për median një ditë pasi prokuroria kërkoi t’i ndërpritet detyra Shkëlqim Selami e quajti veprimin me prapavijë politike.
Selami zbuloi se Prokuroria ka dorëzuar po dje në KQZ dokumentet për heqjen e mandatit të tij.
Shkëlqim Selami:
“Shkëlqim Selami është i respektuar dhe nderuar në qytetin e Vlorës, ka ndryshuar standardet në qytet vetëm punon. Zotëri merr ata që kanë probleme më lini rehat në punën time
Shkëlqim Selami është i fortë në Vlorë,  po si duket nuk i duan njerëzit që punojnë.  Më lini rehat në punën time. Mandatin ma ka dhënë qyteti i Vlorës, kush do të marrë mandat në Vlorë le ta provojë. Vlora ma ka dhënë mandatin dhe nuk ma heq dot njeri zero, asnjë njeri zero! Më lini rehat në punën time. Dje, pa vajtur në Durrës vajti në KQZ kërkesa për të më hequr mandatin. Për çfarë ju zë korrenti mor vlla merre me qetësi! Nuk e diskutoj që ka prapavijë politike totale , e fortë biles”.
Selami i bëri apel prokurorisë të mos nxitohet ndërsa vuri në dispozicion të gazetarëve dokumentet origjinale të marra nga Italia.
Shkëlqim Selami:
“E para i them prokurorisë të mos nxitohet shumë me deklarata të pabaza sepse nuk ka asnjë lloj akuze për personin tim. Nuk do të kisha marrë kurajon të kandidoja nëse do kisha probleme, por ama nuk lë njeri që të shkelë në personalitetin tim dhe të më njollosë mua, kur nuk ka asnjë lloj të drejte”.

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711