INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëlzen Berisha kërkon dënimin e Ballës për shpifje

Shkëlzen Berisha kërkon dënimin e Ballës për shpifje

Publikuar më: 15:58 27-02-2019

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka kërkuar dënimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për shpifje. Pas seancës gjyqësore, ku Balla nuk ishte i pranishëm, Shkëlzen Berisha tha se, Balla ka qenë në dijeni të faktit se ai ka paguar taksat. Sipas Shkëlzen Berishës, Balla, i cili ishte dhe kreu i komisionit parlamentar hetimor për privatizimin e OSHE tek CEZ ka gënjyer duke thënë se Berisha nuk ka paguar asnjë tatim ndër vite.

“E rëndësishmja në këtë seancë është fakti që vetë dokumentacioni që ka sjellë para gjykatës i akuzuari, të cilin e ka marrë gjatë komisionit parlamentar vërteton që unë kam paguar 16 mln lekë taksa dhe i akuzuari ka qenë në dijeni të kësaj pagese në momentin kur ka kryer shpifjen. Kjo është e rëndësishme sepse kjo provon që shpifja ka konsumuar veprën penale me shpifje në fjalë sepse ka qenë në dijeni të faktit që po bën një deklaratë të rreme”, ka thënë djali i ish-kryeministrit.  Taulant Balla nuk ishte i pranishëm në seancë, duke u përfaqësuar nga avokati i tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715