INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëlzen Berisha: Nuk dëshmoj nëse nuk largohet Balla, është skenar politik [VIDEO]

Shkëlzen Berisha: Nuk dëshmoj nëse nuk largohet Balla, është skenar politik [VIDEO]

Publikuar më: 19:59 01-02-2017

Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha u paraqit sot në komisionin hetimor për CEZ, por refuzoi të dëshmojë para kryetarit të komisionit, Taulant Balla. Pas largimit ai ka dhënë një prononcim për mediat ku u shpreh se për shkak të konfliktit të interesit, ky komision nuk duhet të drejtohet nga Balla, e gjitha kjo është një skenar politik dhe se nuk ka lidhje me Kastriot Ismailajn dhe Nue Kalajn

“Pavarësisht se ky është një Komision politik që synon vjedhjen e  Edi Ramës të 432 milionë eurove, këtë nuk e them unë e thotë KLSH, unë përsëri erdha në respekt të ligjit. Personi që e drejton këtë Komision, siç ju e dini shumë mirë është një i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Tiranës për shpifje ndaj personit tim. Jo vetëm është dënuar por refuzon të zbatojë vendimin e gjykatës. Tani më thoni, nga të gjithë këta deputetë që ka parlamenti, pse ky Komision duhet të drejtohet nga ai që është në konflikt të hapur interesi dhe është dënuar për shpifje ndaj meje. Unë nuk pranoj të bëj një betim para një njeriu të dënuar për shpifje. Zotëria mund të çohej dhe t’ia lironte vendin një nga kolegëve të tij, nuk deshi sepse nuk është i interesuar për të vërtetën por për interesin politik.

Kam bërë disa deklarat publike që ezaurojnë përtej çdo dyshimi faktin që unë as me zotin Kalaj as me zotin Ismaili nuk kam asnjë lidhje, as me aktivitetet e tyre dhe as punën e Komisionit. Nëse zotin Kalaj nuk e thërrasin se nuk e gjejnë dot, po zotin Ismailaj pse nuk e thërrasin në Komision, nuk e gjejnë dot se ku është?Kjo është e ezauruar.

Nuk e di çfarë provash ka administruar ky Komision, asnjë prej jush nuk ka parë nëse këto prova kanë qenë të çertifikuara me origjinalin, kanë ardhur ta apostiluara, janë apo nuk janë prova reale nuk mund ta them dot.Unë kam bërë deklaratën publike, kam theksuar qartë se nuk kam asnjë lidhje as me personin dhe as aktivitetet e tyre dhe asgjë tjetër. Për fat të mirë kjo punë ka dëshmitarë, mund të pyeten të gjithë dhe mund të flasin.” tha Shkëlzen Berisha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221