INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëlzen Berisha sërish nuk dëshmon . Akuzat e ndërsjellta midis Ballës dhe djalit të ish-kryeministrit

Shkëlzen Berisha sërish nuk dëshmon . Akuzat e ndërsjellta midis Ballës dhe djalit të ish-kryeministrit

Publikuar më: 18:53 06-02-2017

Ndërpritet seanca e Komisionit Hetimor Parlamentar për CEZ ku ishte paraqitur për të dëshmuar djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzeni. Ky i fundit sërish nuk ka pranuar të dëshmojë duke i mëshuar sërish kërkesës që ky komision të mos drejtohet nga Taulant Balla. Shkëlzen Berisha mbërriti në komision por nuk ka pranuar të betohej pasi e konsideron kryetarin e komisionit t “të dënuar” dhe në konflikt interesi. Pas daljes nga Komsioni Shkëlzen Berisha është shprehur se “komisioni është një teatër politik”. Sipas tij gjithçka që po ndodh është qesharake, ndërsa ka mohuar faktin të ketë lidhje me personat e hetuar për këtë çështje, Nuel Kalajn dhe Kastriot Ismailaj.”.
“Sot unë depozitova një kërkesë ku kërkova përjashtimin e të dënuarit, pra ai duhet të hiqete dorë. Në mënyrën më absurde ai doli dhe tha se kjo kërkesë është hedhur poshtë. Kam ardhur sa herë më kanë thirrur. Kam dhënë një deklaratë publike ku kam bërë të ditur se nuk kam asnjë lidhje me personat e kësaj cështje. Nuk pranoj të jap deklaratën time para një personi që është në konflikt interesi, dhe është në shkelje të plotë të ligjit. Për publikun e kam dhënë një përgjgije edhe në gjykatë kam dëshmuar”-deklaroi Shkëlzen Berisha jashtë kuvendit.
Por edhe Balla ka reaguar duke u shprehur se “këtë janë mësuar të caktojnë gjyqtarët. Po me gjyqtarët që ka vendosur babi nuk ka konflikt interesi Shkëlzeni?”. “Parashtrimi i kësaj kërkese është bërë në seancën e parë nga deputetja Dhurata Cupi, sipas formulimit të saj, për konflikt interesi dhe komisioni është shprehur për këtë gjë, nuk ka nevojë të shprehet më. Këtu nuk ka të bëjë fare konflikti i interesit. Këtu kemi koordinim të dëshmitarëve për të mos dhënë dëshmi, kordinohen me njëri-tjetrin. Berisha me Nue Kalajn kanë dhënë të njëjtat deklarata në media”-u shpreh Balla.
Ndërkohë më herët Shkëlzeni ka debatuar me Taulant Ballën duke pyetur në nisje se kush e drejtonte komisionin. Ky i fundit tha se këtë komision e drejtonte ai dhe se fillimisht duhej të betohej që të dëshmonte. Gjatë seancës ka patur përplasje dhe debate të ashpra edhe midis anëtarëve të komisionit. Deputetët e djathë e akuzuan Ballën se ishte në konflikt interesi.
Shkëlzen Berisha: Kush e drejton seancën, ju (Ulsi Manja) apo i dënuari (Taulant Balla)?
Taulant Balla: Këtë komision e drejtoj unë
Shkëlzen Berisha: Zoti i dënuar kam një kërkesë paraprake.
Balla: Je mësuar ti të ndryshosh gjyqtarin. Na thuaj gjeneralitetet, se ndryshe nuk kemi si të marrim deklaratën tënde, o zoti jurist.
Ulsi Manjani i kërkon të betohet dhe i jep fjalën.
Shkëlzen Berisha: Zoti Manja kush është drejtues i seancës, ju apo i dënuari?
Taulant Balla: Që ta mësoni njëherë e mirë këtë komision e drejtoj unë. Ka mbaruar koha kur t’i e zgjidhje vetë gjyqtarin e prokurorin. Kjo ka marrë fund me reformën në drejtësi.
Në nisje të mbledhjes së Komisionit Hetimor për CEZ-in, kryetari Taulant Balla deklaroi se dëshmitari Nuel (Nue) Kalaj që akuzohet se ka ndërmjetësuar një takim të Shkëlzen Berishës me drejtorin çek të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, është shpallur në kërkim pasi policia nuk e gjeti për ta shoqërkuar me forcë në këtë komision. Ai lexoi një shkresë të policisë, sipas të cilës, ishte ushtruar dy herë kontroll në banesën e tij tek Sheshi “Rilindja” dhe nuk ishte gjetur. Nisur nga ky fakt, Kalaj është shpallur në kërkim.

Article Logic
Execution time: 0.0020139217376709