Gjatë ditës së sotme në mediat sociale u bë publike një video ku shihej Lulzim Basha, në shoqërinë e Shkëlzen Berishës në aeroportin e Rinasit. Në media u aludua se Shkëlzen Berisha shkonte bashkë me Bashën, edhe pse djali i ish-kryeministrit sqaroi se ai takim ishte krejt rastësor.
Për të sqaruar të gjitha aludimet Shkëlzen Berisha ka publikuar një fotografi me djalin e tij. Ai me ironi shkruan: “Për gjithë “dashamirësit” foto nga “takimi me OSBE në Vjenë!”.
Ndërkohë, Lulzim Basha ka udhëtuar sot drejt Vjenës për të qenë i pranishëm në një formum të Partive Popullore Europiane. Brenda ditës ai është kthyer për mbledhjen e Kryesisë së PD.