Lajme të reja dhe shumë të pazakonta na vijnë nga kampi kuqezi.
Duket se jo gjithçka është vetëm punë dhe aspak qejf. Sulmuesi i kombëtares, Shkëlzen Gashi ka postuar një video shumë simpatike në të cilën i ka bërë një lojë shokut të tij të ekipi, Taulant Xhakës. Me një maskë të frikshme në fytyrë, Gashi është fshehur në dhomë për të trembur dhe kapur në befasi të plotë numrin 34 të skudrës së Basel. Si përfundim e ka surprizuar dhe shumë krenar ka vendosur mbishkrimin “Success” poshtë videos. Ai ka shtuar gjithashtu shprehjen “Puno shumë dhe luaj në kohën e lirë”, dëshmues ky që krahas stërvitjes së shumtë edhe morali është i lartë në radhët e kombëtares sonë.