INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëmbenin mesazhe erotike në internet. Shokohet 15 vjeçarja. Zbulon se ka biseduar me babain e saj

Shkëmbenin mesazhe erotike në internet. Shokohet 15 vjeçarja. Zbulon se ka biseduar me babain e saj

Publikuar më: 10:33 19-09-2018

Për një vit përdori chatin për të dërguar mesazhe me sfond erotik dhe foto hot (të nxehta) një njeriu të regjistruar në rrjet me një pseudonim. Kur vendosi ta takonte pësoi shok: në anën tjetër të bisedës virtuale kishte qenë babai i saj. Incidenti ndodhi në zonën e Bergamo, në Itali dhe u raportua nga një psikologe e zonës dhe më pas nga shoqata e prindërve kundër drogës. Siç denoncon kryetari i shoqatës Enrico Coppolas, fenomeni i seksit virtual në rritje është shqetësuese dhe është i lidhur ngushtë me një tjetër prirje shqetësuese të varësisë ndaj rrjeteve sociale.
Ngjarja traumatike që i ndodhi vajzës dhe një prindi u tha gjatë hetimeve, mbi varësitë e saj e reja. Përtej episodeve individuale, numri i përgjithshëm është mjaft alarmant: fëmijët midis moshës 14 dhe 21 vjeç të përfshirë në cyberbullying (në ngacmimin e të tjerëve në internet) dhe shpesh në cybersex,(faqe për seks në internet) janë në rritje. "Të lehtësuar nga fakti se ajo është ende në një botë virtuale, të rinjtë ndihen më të lirë dhe më të sigurt, duke arritur që në një kohë të shkurtër të mësojnë çdo gjë në lidhje me botën e seksit. Në këtë mënyrë, megjithatë, djegin hapat gradual dhe humbin përvojën e drejtpërdrejtë. Bota e seksit virtual mund të çojë gjithashtu në surpriza të këqija "-shprehen ekspertët

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553