INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëmbim territoresh Kosovë - Serbi? Ja raporti i publikuar dhe reagimi i Thaçit

Shkëmbim territoresh Kosovë - Serbi? Ja raporti i publikuar dhe reagimi i Thaçit

Publikuar më: 15:18 15-08-2018

Ekspertët në Serbi flasin për shkëmbim dhe jo korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Në një raport tw siguruar dhe publikuar nga gazeta “Zëri” thuhet se Kosovës do ti kalojë Presheva, por Serbia siguron të marrë në territorin e saj katwr komuna që aktualisht janë brenda territorit të Kosovës.
Kosova mund ta marrë vetëm komunën e Preshevës, pa Bujanocin dhe pa Medvegjën, përderisa katër komunat veriore (Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku dhe Mitrovica Veriore) do t’i bashkëngjiteshin shtetit fqinj.
Por, sërish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i qëndron idesë së tij për korrigjim të kufijve me Serbinë. Por qëllimin e këtij projekti kreu i shtetit të Kosovës e ka bërë publik në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”.
''Ne duhet të arrijmë një pajtim të plotë për demarkacionin e kufirit, që të mos lejojmë që disa çështje të hapura të shndërrohen në çështje konflikti në të ardhmen. Synimi im nuk është ndonjë ndarje etnike, e as krijim i një “Republika Srpska” të dytë në territorin tonë. Zoti na ruajt! Qëllimi im është vendosja e kufirit prej rreth 400 kilometra, e ky proces kërkon zgjidhje kreative, të cilat do të sigurojnë paqen sot dhe në të ardhmen’’ka thwnw Thaçi.
Teksa nuk ka kursyer ironinë për kundërshtarët e kësaj nisme, Presidenti Thaçi thotë se vetëm dialogu dhe kompromisi me Serbinë mund të çojë më tej Kosovën drejt integrimirt.
‘’Nuk po zhvilloj bisedime me Beogradin për shkak të ndonjë nostalgjie. Nuk vuaj nga Jugonostalgjia siç vuajnë disa. As nuk bisedoj me Beogradin se më pëlqen të shpenzoj kohë në korridoret e Brukselit, duke ngrënë sanduiçe të ftohtë deri në orët e vona të mbrëmjes. Jo – por bisedoj me Vuçiqin dhe jam i etur të gjej një zgjidhje, sepse dua ta shoh Kosovën tonë në NATO dhe BE, sa më parë’’ shtoi Thaçi.

Article Logic
Execution time: 0.0043148994445801