Një pikë karburanti është grabitur në aksin Korçë-Kapshtisë.
Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në ambjentet e brendshme të një karburanti, për të marrë para. Tre autorët e dyshuar të ngjarjes, pasi kanë parë të afroheshin shërbimet e Policisë, kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe këta të fundit i janë kundërpërgjigjur.
Më pas këta shtetas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.