INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëmbim zjarri në Lezhë, PD: U kapën tre kriminelë, u liruan pas telefonatës

Shkëmbim zjarri në Lezhë, PD: U kapën tre kriminelë, u liruan pas telefonatës

Publikuar më: 12:21 08-09-2018

Partia Demokratike ka vijuar akuzat kundër qeverisë shqiptare ndërsa ka denoncuar një ngjarje të ndodhur dy ditë më parë në Lezhë. Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, ka thënë se tek zona e Ranës së Hedhur ka patur një shkëmbim zjarri. Sipas PD-së për këtë rast janë arrestuar 3 persona, për të cilët demokratët disponojnë edhe fotot e më pas ata janë liruar pas një telefonate nga ministria e Brendshme. “Pas ngjarjeve të rënda në Shkodër, Vlorë, Elbasan e kudo në Shqipëri, krimi ka treguar se bën ligjin edhe në Lezhë”-tha deputeti demokrat. “PD denoncon një rast skandaloz që tregon se policia e është e tradhtuar në Ministrinë e Brendshëm. Dy ditë më parë pati një telefonatë për shkëmbim zjarri te Rana e Hedhur. Patrulla policore ka bërë ndalimin e personave me inicialet E.S. nga Lezha, F.F. nga Shkodra dhe I.S. nga Kopliku. Pas kontrollit atyre iu gjetën armë zjarri, një foto prej të cilave Partia Demokratike e disponon. Pavarësisht se policët e thjeshtë, ata që po i nënshtrohen vettingut, kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, kriminelët janë liruar pas një telefonate nga Ministria që drejton Fatmir Xhafaj, i cili refuzon t’i nënshtrohet vettingut njësoj si policët ”- tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719