INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëmbimet tregtare me Greqinë. Shqipëria rezulton ndjeshëm në disavantazh, regjistron defiçit tregtar

Shkëmbimet tregtare me Greqinë. Shqipëria rezulton ndjeshëm në disavantazh, regjistron defiçit tregtar

Publikuar më: 16:18 20-07-2018

Shkëmbimet e mallrave gjatë gjysmës së parë të vitit kanë pësuar rritje si në eksporte ashtu edhe në importe, krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje vihet re edhe në shkëmbimet tregtare me Greqinë, e cila renditet partneri i gjashtë më i rëndësishëm për eksportet shqiptare dhe i treti për nga vlera e mallrave që kanë hyrë në territorin vendas. Por duke krahasuar shkëmbimet, Shqipëria rezulton ndjeshëm në disavantazh dhe regjistron një defiçit tregtar për gjashtëmujorin e parë në 18.7 miliardë. Ky defiçit ka ardhur në rritje krahasuar me një vit më pare, kur ishte vetëm 18.1 miliardë lekë. Shkëmbimet tregtare në total për periudhën Janar-Qershor janë 32.52 miliardë lekë në vlerë mallrash. Varësia e importeve nga Greqia duket veçanërisht në mallrat e grupit  “ushqime, pije dhe duhan”. Importet nga ky grup kanë arritur nga 6.7 miliardë në 2017 në 7.6 miliardë në 2018. Në raport me importet totale te ushqimeve, importet nga Greqia zënë 14.8%, një shifër pothuajse e përafërt me importet e ushqimeve nga Italia, partneri ynë kryesor tregtar. Në përgjithësi vihet re një rritje e importeve për të gjitha kategoritë e mallrave.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383