INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkëmbimet tregtare: Sytë nga Kina, “Harrohet” Kosova

Shkëmbimet tregtare: Sytë nga Kina, “Harrohet” Kosova

Publikuar më: 10:15 28-03-2016

Menjëherë pas ardhjes në pushtet të socialistëve, qeveria e majtë nxitoj duke përzgjedhur partnerët e saj strategjik. Në kohën kur qeveria është në vitin e saj të tretë të drejtimit tw vendit, të dhënat tregojnë se Shqipëria ka ndryshuar gjeografinë e tregtisë. Të dhënat e fundit të institutit të statistikave tregojnë të pozicionuar Kinën si partnerin e dytë kryesor të vendit tonë me 7.4% të totalit të shkëmbimeve tregtare.

Tregtia është e orientuar më shumë drejt importeve. Mallrat kineze duket se po preferohen në tregun shqiptar për shkak të cmimit të ulët të tyre, pavarësisht cilësisë.

Orientimi i tregtisë drejt Kinës pason intensifikimin e marrëdhënieve politike mes dy vendeve, ku kryeministri Rama ka vizituar disa here shtetin aziatik. Nga ana tjetër, Kina ka shfaqur interes për investime në Shqipëri, për projekte si zona e lirë ekonomik e Spitallës, rruga e arbrit, porti i Shëngjinit etj.

Ndërkaq të dhënat tregojnë për një rënie të tregtisë me Kosovën, pavarësisht afërsisë gjeografike.

Sipas INSTAT-it, në janar eksportet zbritën në 716 milionë lekë nga 773 milionë që ishin një vit më parë, ndërsa importet vlerësohen në 225 milionë lekë nga 338 milionë në janar 2015. Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës janë kryesisht produkte ushqimore.

TREGTIA ME KINËN

Importet                           3.4 mld lekë

Eksportet                          574 mln lekë

TREGTIA ME KOSOVËN         

Shkëmbimet            Janar 2015    Janar 2016

Eksporte               773 mln lekë  716 mln lekë

Importe                338 mln lekë  225 mln lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434