Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme te kryqëzimi i “Komunës së Parisit” në Tiranë. Shtetasi Lorenc Hoxha, 24 vjeç, ka mbetur i plagosur nga kjo përplasje me armë. Ndërkohë dëshmitarët okularë kanë treguar se në momentin e atentatit, pasi janë larguar dy atentatorët, Hoxha ka dalë nga makina me plumbat në shpatull dhe ka kërkuar ndihmë. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe një dëshmitare ka pohuar për “News24” se i njeh personat e përfshirë në një shkëmbim zjarri që tronditën sot Tiranën. Ajo pritet të merret në pyetje nga policia.