INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djepi i njerëzimit nuk është Afrika, por kjo zonë e Evropës

Djepi i njerëzimit nuk është Afrika, por kjo zonë e Evropës

Publikuar më: 11:13 23-05-2017

Historia e evolucionit njerëzor është rishkruar pasi shkencëtarët zbuluan se Evropa është djepi i njerëzimit dhe jo Afrika.


Ndërkohë, shumë ekspretë besojnë se njeriu origjinën e tij e ka prej ndonjë lloj majmuni rreth shtatë million vjet më parë në Afrikën qëndrore, ku hominidët qëndruan për pesë million vitet e ardhshme, para se të migronin në vende të tjera.

Megjithatë, dy fosile të një lloj majmuni me dhëmbë disi njerëzore, janë gjetur në Bullgari dhe Greqi, të cilat datojnë rreth 7.2 milion vjet më parë.

Zbulimi i krijesës, të quajtur Graecopithecus freybergi, i njohur ndryshe si “El Graeco” nga shkencëtarët, provon se paraardhësit tanë ishin duke evoluar në Evropë 200.000 vite para hominidëve Afrikanë.

Një skuadër internacionale kërkuesish, thonë se gjetjet mund të ndryshojnë komplet kursin e fillimit të historisë së njerëzimit, duke vendosur kështu paraardhësin më të fundit që lidh shimpazetë dhe njerëzit (kjo lidhje që munngonte), në pellgun Mesdhetar.

Në kohën kur ndryshimi atmosferik e ktheu Evropën Lindore në një savanë të hapur, kjo detyroi këto krijesa të shpërnguleshin në kërkim të ushqimit dhe një habitati më të mirë për të jetuar.
Sipas Profesor Nikolai Spassov nga Akademia e Shkencave në Bullgari: “Graecopithecus nuk ishte një majmun, por një anëtar i fisit të hominidëve dhe paraardhësi i gjinisë Homo.”

6ee4a1d3133478042f919039c8f3b3e6.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0023109912872314