Kanë kaluar shumë vite që kur e përjetshmja Marilyn Monroe interpretoi në filmin “Burrat preferojnë bjondet”.
Por stereotipi ka mbetur i njëjtë dhe tanimë konfirmohet edhe nga shkenca: burrat vazhdojnë të preferojnë bjondet, sepse dukshëm i konsiderojnë ata më të reja dhe më të shëndetshme, edhe pse konsiderojnë brunet si nëna më të mira për fëmijët e tyre.
Kjo është ajo që del nga një studim i udhëhequr nga Universiteti Augsburg në Minesota, i publikuar në “Journal of Social Psychology”.
Hulumtimi u krye në 110 burra, të cilëve u janë shfaqur imazhe të gjeneruara nga kompjuteri, të grave brune, atyre me flokë gështenjë dhe bjonde.
Studiuesit zbuluan se burrat vlerësonin gratë me flokë të hapura si më tërheqëse dhe me një potencial më të madh në një lidhje në krahasim me të tjerat.