INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shkenca eleminon plotësisht në kafshë virusin Hiv. Ja metoda [VIDEO]

Publikuar më: 11:17 03-05-2017

Shkencëtarët arrijnë për herë të parë të eliminojnë krejtësisht virusin HIV, në kafshët e gjalla duke përdorur prerë dhe ngjitur genet.

Kjo "kurë premtuese" për të luftuar HIV dhe AIDS është zbuluar nga shkencëtarët amerikanë të cilët bënë të ditur se arritën të eliminojnë pothuajse tërësisht sëmundjen shkatërruese imune tek minjtë e infektuar. Ekipi testoi tre grupe të minjve. Ata mundën të hiqnin plotësisht ADN-në e HIV nga qelizat e njeriut të implantuara në minj duke parandaluar infeksionin e mëtejshëm. Studimi i ri shënon një hap tjetër të madh përpara në ndjekjen e një kurimi të përhershëm për infeksionin HIV.  

Studiuesit pohuan për “Daily Mail” se faza e ardhshme do të jetë përsëritja e studimit në primat, një model më i përshtatshëm i kafshëve ku infeksioni HIV shkakton sëmundje. Shkencëtarët pranuan se ende ka disa probleme praktike të cilat duhet të kapërcehen, por vlerësojnë se puna e tyre është një "hap i rëndësishëm" për ti hapur rrugën praktikumit të kësaj teknike tek njerëzit.

Article Logic
Execution time: 0.0034840106964111